Një ditë më parë është grabitur një karburant tek Shkëmbi i Kavajës nga një person i paidentifikuar. Në karburant ndodheshin rojet me inicialet M.P. 37 vjeç dhe P.M. 52 vjeç, njëri banues në Shkallnur dhe tjetri në Golem. Me dhunë grabitësi ka arritur t’ju marrë atyre një sasi lekësh. Ende nuk është zbardhur identiteti i autorit, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 30.07.2017, te shkëmbi i Kavajes, tek nje karburant një person i paidentifikuar, rojeve të karburantit M.P dhe P.M, vjeç 37 e 52 banues në Shkallnur e Golem, u ka marrë me dhunë nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.