Një grabitje ka ndodhur në ditën e sotme në një institucion financiar të specializuar për dhënien e kredive në shuma të vogla.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muhamet Gjollesha’, pranë Zogut të Zi, në një zyrë që i përket një institucioni financiar.
Policia është vënë në ndjekje të autorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende, pasi ka qenë i maskuar.
Informacion i Policisë:
Në Tiranë, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje "pistoletë", ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.
Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë "Shqiponjat", Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e autoritit.