INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prokuroria e Durrësit 'humb' materialet sekrete, grabitet në mes të ditës postieri

Prokuroria e Durrësit 'humb' materialet sekrete, grabitet në mes të ditës postieri

Publikuar më: 14:03 08-05-2018

Këtë paradite është grabitur postieri i Prokurorisë së Durrësit. Mësohet se kanë qenë dy persona, të cilët kanë sulmuar postierin dhe i kanë marrë dokumentet që kishte me vete. Dyshohet se dokumentet e marra kanë informacione sekrete, por që nuk dihet ende të çfarë rëndësie janë ato, ndërsa grabitësit janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Informacioni paraprak i policisë:

Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është sulmuar nga dy persona të paidentifikuar, të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte tërhequr nga Posta.
Nga ana jonë, po punohet intensivisht dhe po kryhen të gjitha veprimet e duhura hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758