Një javë pas ngjarjes në Memaliaj, ku u dhunua dhe u godit një kambist dhe gruaja e tij, kapet në Shkodër autori.
Burime raportojnë se autori i shpallur në kërkim me inicialet Ilirjan Korbi, 29 vjeç banues Paskuqan, Tiranë është ndaluar nga blutë e Shkodrës që kanë mundur ta identifikojnë.
Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait. Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregëtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon.