Arrestohet në Itali, një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar në Zvicër për grabitjen e një argjendarie në Zvicër.
Shqiptari u kap ndërsa po udhëtonte me makinë gjatë një kontrolli rutinë nga karabinierët e Saluzzo.
Ai dyshohet se ka kryer një grabitje në një argjendari në Gjenevë më 28 shkurt 2017.
Raportohet se ai lidhi punonjësin e argjendarisë dhe më pas mbushi një valixhe me diamante, para e bizhuteri me vlerë 8,5 milionë franga zvicerane.
Arratisja e tij zgjati vetëm dy vite. Shqiptari ndodhet në burgun e Cuneos, në pritje të ekstradimit.