Një shqiptar grabiti një prostitutë duke e kërcënuar atë më thikë. Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e së martës,në Milano, ku 28-vjeçari e detyroi prostitutën ti dorëzonte çantën ku mbante një celular Samsung G7, dokumentet dhe gjërat personale. Shqiptari banues në Milano u arratis me një makinë, pas grabitjes. Gruaja mbeti e plagosur lehtë në pëllëmbën e dorës së saj. Menjëherë ajo lajmëroi policinë duke kërkuar ndihmë. Një patrullë policie identifikoi makinën e shqiptarit. 28-vjeçari u dërgua në burgun e Bassonit të Komos.