INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja e argjendarisë në Maltë, një shqiptar tjetër nën akuzë

Grabitja e argjendarisë në Maltë, një shqiptar tjetër nën akuzë

Publikuar më: 16:21 03-11-2017

Një tjetër shqiptar është akuzuar sot si i përfshirë në grabitjen e armatosur të 5 tetorit në një dyqan bizhuterish në Maltë. Artan Coku, 25 vjeç, i cili jeton në Pieta, u akuzua se ka ndihmuar autorët e krimit duke mbikëqyrur zonën ku ndodhej dyqani disa ditë para se të ndodhte grabitja. Lajmi bëhet i ditur nga mediat e Maltës. Çoku, sipas policisë është personi që ka kontrolluar disa herë vendin për të parë situatën dhe për tu siguruar që dyqani Ndërkombëtare i Diamanteve do të ishte i hapur në ditën që do kryhej vjedhja e bizhuterive. Sot Çoku ka dal para gjykatës, por shqyrtimi i rastit të tij është lënë për javën e ardhshme. Palët të konsultohen me Prokurorin e Përgjithshëm në lidhje me vendimin për të akuzuarin.

Article Logic
Execution time: 0.0034151077270508