INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja e kambistit në Tiranë, pas skenës me policin-hero, arrestohen edhe 3 “skifterë” [EMRAT]

Grabitja e kambistit në Tiranë, pas skenës me policin-hero, arrestohen edhe 3 “skifterë” [EMRAT]

Publikuar më: 15:32 30-03-2019

Policia e Tiranës ka arrestuar tre autorët e grabitjes së shumës prej 60 mijë dollarë nga kambisti Agron Shira, paraditen e djeshme në rrugën e “Barrikadave” në Tiranë.

Pas ndalimit të njërit prej tyre nga efektivët e policisë Rrugore që pikasën motorin ku ndodheshin dy djem me skafandra dhe doreza në duar, dhe ju hodhën sipër “skifterëve” për t’i ndaluar, policia ka vazhduar aksionin.

Pas një pune intesive hetimore (krahas shtetasit Edvin Fata, 35 vjeç të kapur dhe të arrestuar që në momentin e vjedhjes falë ndërhyrjes në kohë të patrullës së Policisë Rrugore) në kuadër të operacionit policor të koduar “VALUTA”, u arrestuan dhe tre bashkëpunëtorët e tjerë, shtetasit:

– Ervis Berisha, 37 vjeç, banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”);
– Blenard Hoxha, 27 vjeç, banues në Tiranë;
-Xhoni Dido, 23 vjeç banues në Tiranë ( i dënuar më parë për “Vjedhje”).

“Rezulton se këta shtetas janë dhe autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më 07 janar 2019, në rrugën “Mine Peza”, ku dy persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë çantën shtetasit B. Sh., (roje pranë një pike këmbimi valutor)”, sqaron policia.

Policia u ka sekuestruar këtyre grabitësve një motor skuter; kokore; tub metalik; thikë dhe doreza plastike; 3 celularë, automjet e doreza dhe veshje të përdorura në vjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586