INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja e kambistit te “Barrikadat”, rrëfehet ‘skifteri’, tregon planin...

Grabitja e kambistit te “Barrikadat”, rrëfehet ‘skifteri’, tregon planin...

Publikuar më: 16:30 01-04-2019

Njëri nga tre autorët e grabitjes së 60 mijë dollarëve nga një kambistit në rrugën e “Barrikadave” ka rrëfyer në polici sesi u ndërtua skema e vjedhjes dhe të gjithë aktivitetin e bashkëpunëtorëve të tij.

Bëhet fjalë për grabitjen e kambistit Agron Shira paraditen e së premtes 29 mars 2019, ku një nga autorët Elvis Tafa u kap në flagrancë nga një efektiv i policisë Rrugore që ju hodh sipër motorit të “skifterëve”.

Pikërisht Tafa ka deklaruar të gjithë skemën e grabitjes në bashkëpunim me Xhoni Didon.

“Të premten dola nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës. Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motori të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën. Pas 20 minutash aty kaloi kambisti me motor”, ka rrëfyer 35-vjeçari.

Sipas tij ka qenë i arrestuari tjetër, Xhoni Dido ai që goditi me levë dhe gjakosi kambistin.

“Xhoni i ra me leve dhe ai ra nga motori. Pasi i mori lekët hipëm në motor ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqëzimi pashë një makine policie dhe desha të devijoj, por Xhoni me tha të ecja drejt. Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me leve dhe kam humbur ekuilibrin duke rënë nga motori. Ai u largua me lekët”, tha Tafa.

Article Logic
Execution time: 0.0026841163635254