Dalin detaje të reja pas arrestimit të katër personave të arrestuar ditën e djeshme, persona të cilët dyshohen për grabitjen e bërë para disa javësh në aeroportin e Rinasit.
Sipas gazetares Klodiana Lala, dy nga të arrestuarit janë nga Elbasani ndërsa dy të tjerë janë nga qyteti i Fushë-Krujës.
Lala, duke iu referuar burimeve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, nënvizoi se në gjurmët e të arrestuarve është rënë përmes përgjimeve telefonike.
“Ata u shfaqën të shqetësuar në momentin që doli lajmi se është vrarë Admir Murataj dhe këtë e shprehën në biseda me njëri tjetrin”, tha Lala.
Kujtojmë se mes te arrestuarve janë edhe dy personat që bënë të mundur modifikimin e furgonit me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor .