INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja e parave, Xhaçka: Në aeroport do të vendosen edhe policë ushtarakë

Grabitja e parave, Xhaçka: Në aeroport do të vendosen edhe policë ushtarakë

Publikuar më: 17:26 10-04-2019

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka dalë në një deklaratë për mediet në lidhje me ngjarjen e një dite më parë në Aeroportin e Rinasit, ku u grabitën një shumë e konsiderueshme parash.

“Një ngjarje shumë e rëndë ajo që ndodhi dje, e sigurisht u bashkohem qytetarëve e kolegëve se një ngjarje e tillë nuk mund të ndodhë në një zonë të rëndësisë së veçantë”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Ajo shtoi se nuk mund të lejohet cënimi i sigurisë së qytetarëve dhe as imazhi i vendit, e në kushtet e papërgjegjshmërisë së përsëritur të koncesionarit, për garantimin e sigurisë së Aeroportit të Rinasit është lëshuar një urdhër që parashikon vendosjen e policisë ushtarake në perimetrin e sigurisë.

“Kam urdhëruar që në perimetrin e sigurisë së Aeroportit Nënë Tereza të vendosen efektivë të Policisë sonë Ushtarake dhe të Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura”, deklaroi Xhaçka, duke theksuar se kjo është një praktikë e përdorur edhe nga vende të tjera të huaja.

Nga hetimet paraprake dihet deri më tani se mekanizmat e sigurisë, nën përgjegjësinë e kompanisë kineze koncesionare të aeroportit, kanë dështuar tërësisht.

“Koncesionari ka dështuar të përmbushë përgjegjësitë e tij për garantimin e parametrave të sigurisë fizike dhe nuk ka zbatuar standardet e detyrueshme të sigurisë të përcaktuara nga legjislacioni vendas dhe nga Organizata Botërore e Aviacionit Civil. Për këtë shkelje legjislacioni, besoj dhe shpresoj që përgjegjësitë penale do të jenë konkrete”, tha më tej Xhaçka.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0039188861846924