INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja lë Kim K me pasoja, bën ndryshime rrënjësore në jetën e saj!

Grabitja lë Kim K me pasoja, bën ndryshime rrënjësore në jetën e saj!

Publikuar më: 14:37 06-10-2016

Kim Kardashian ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e saj të jetesës, dhe këtu natyrisht që përfshihen rrjetet sociale!

Burime pranë bukuroshes 35 vjeçare bëjnë të ditur për TMZ se ajo bie plotësisht dakort me kritikët, të cilët theksojnë se faji pas grabitjes është i gjithi i saj. Kjo për arsye se duke i shfaqur bizhuteritë e saj aq hapur në publik kthehet automatikisht në shënjestër për kriminelë të tillë. Kështu Kim ka vendosur që nuk ka më fare ekspozim bizhuterisht në rrjetet sociale, dhe jo vetëm kaq. Ajo ka për t’i pakësuar gjithashtu daljet publike, si dhe shfaqjen tërësore në rrjetet sociale, pra jo vetëm fotot me bizhuteri që do hiqen publikisht. Po ç’kuptim do të kishte jeta e Kim pa rrjete sociale dhe shfaqje publike? Nuk e imagjinojmë dot, por gjithsesi do të jetë më e mirë se jetë ku kthehet vazhdimisht në shënjestër krimesh. Fundja, siç u tha dhe vetë Kim grabitsve të saj kur lutej për jetën, ka dy fëmijë të vegjël për të rritur.

Article Logic
Execution time: 0.0037610530853271