Një ditë pas sulmit të tregtarit Mustafa Mustafai në qytetin e Memaliajt ku ngeli i lënduar në kokë dhe pjesë të tjera të trupit, e shoqja e tij e vetmja dëshmitare në momentin e grabitjes, tregon si ka ndodhur ngjarja.
Thëllënxa Mustafai, 67 vjeç, ka rrëfyer ngjarjen për ReportTv. Ajo thotë se dy grabitësit kanë zbritur nga një makinë e bardhë me kanë shkuar tek dyqani. Dy të rinjtë e maskuar kanë kërkuar paratë nën kërcënimin e pistoletës dhe kanë qëlluar të dy të moshuarit. Thëllënxa Mustafai thotë:
"Kanë qenë dy të rinj, kanë dalë nga një makinë e bardhë. Kanë hyrë furishëm në derën e dyqanit dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të gjitha paratë që ka pasur në dyqan. Erdhën dhe njëri prej tyre tha: Paratë se të q*** r***t. E kapa për fyti, na qëlloi me qytën e pistoletës, më goditi dhe në dorë. E shtyva t’i hiqja maskën. Më vrau shumë, mori djersën time.
Ditën e djeshme, një grabitje ndodhi në Memaliaj, ku dy hajdutë kanë grabitur 50 mijë lekë të reja nën kërcënimin e pistoletës në dyqanin e tregtarit, Mustafa Mustafai