INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Mallakastër, pronari i banesës tregon tmerrin: Ulëriti mbesa, ata na drejtuan thikën në kokë...

Grabitja në Mallakastër, pronari i banesës tregon tmerrin: Ulëriti mbesa, ata na drejtuan thikën në kokë...

Publikuar më: 14:16 24-03-2019

Policia arrestoi pas dy ditësh autorët e grabitjes në Mallakastër. Dy autorët e maskuar kërcënuan me armë të ftohta dhe më pas morën një sasi parash.

Të arrestuarit janë Klejdi Saliaj 21 vjeç dhe Arber Muçaj 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Ndërkaq, në një prononcim për mediat kryefamiljari, Përparim Merdani, ka rrëfyer se në momentin e ngjarjes ka qenë bashkë me nënën dhe mbesën në banesë.

"Mua dhe plakën na zuri gjumi. Ulëriti mbesa. Na drejtuan thikën në kokë. Më kërcënuan" ka thënë ai.
Më tej ia ka treguar se kanë qenë tre persona me maska të cilët kishin me vetë një shkop gome, një kriketë të madhe që hap makinat dhe tre thika në dorë.

"Vajtën tek dhoma e mbyllur. Kërkuan çelësin. Ishin 1 milion e 700 mijë lekë. Ja dhamë çelësin. Shqeu derën mori paratë" tregon më tej ai.

Për shkak se ishin të maskuar familjarët nuk kanë mundur t'i identifikojnë në ato momente. Por duket se grabitja ka qenë e mirë menduar prej tyre.

"Kanë dëgjuar që kam pasur lekë pasi pak kohë më parë erdhi vëllai nga Anglia dhe la pak lekë për nënën e sëmurë" tha Përparim Merdani.

Bëhet fjalë për shtetasit Klejdi Saliaj 21 vjeç dhe Arber Muçaj 22 vjeç, të dy banues në Panahor dhe të dënuar më parë për vjedhje me armë në Greqi.

Lidhur me ngjarjen po ashtu policia ka shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit M.H.

Article Logic
Execution time: 0.0036377906799316