Policia ka vënë në pranga një tjetër person, i cili dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e Rinasit.
Mësohet se i arrestuari ka ndihmuar autorët e grabitjes së miliona eurove nga brenda aeroportit
I arrestuari si bashkëpunëtor i grabitësve është një pjesëtar i stafit në pjesën cargo (zona ku përpunohen mallrat dhe lekët e bankave). Dyshohet se personi ka njoftuar për futjen e parave në pistë, orarin dhe lëvizjet.
Grabitja ndodhi më 9 prill brenda aeroportit të Rinasit, teksa paratë ngarkoheshin në avion. Autorët morën thasët me 6 milionë euro dhe u larguan, por u përplasën me armë me policinë.
Gjatë përplasjes, mbeti i vrarë Admir Murataj.Ndërkohë nga policia janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar.