INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ DETAJE: Kush është ''i 6-ti'' që ndihmoi grabitësit për të hutuar policinë

Grabitja në Rinas/ DETAJE: Kush është ''i 6-ti'' që ndihmoi grabitësit për të hutuar policinë

Publikuar më: 09:02 12-04-2019

Nga avioni u morën 15 thasë nga 3 banka të nivelit të dytë. Në makinë furgon me mbishkrimin “hetimi tatimor” policia ka gjetur shumë shenja gishtash dhe gjurmë biologjike të vlefshme për hetimin. Në bazë të informacioneve policia ka orientuar dyshimet drejt 2 personave për të cilët po kryen verifikime. Një prej tyre është ish-polic i një komisariati në Tiranë me inicialet M. H. Nuk është bërë ende shpallja e tyre në kërkim policor. Kur grupi i grabitësve ka ndërruar automjetet dhe po bënte transportin e parave, zjarr ndaj policisë ka hapur vetëm Murataj i cili qëndronte në prapavijë për të mbuluar anëtarët e tjerë të grupit me zjarr derisa të transportoheshin paratë, shkruan Balkanweb.

Makina e djegur në Bathore u përdor si karrem për të shpërqendruar policinë. Kishte karakteristika dhe tip si ajo me të cilën u larguan autoret nga vendi ku u përplasën me armë me policinë (benz-vito), por nuk u përdor ditën e ngjarjes nga autorët. Makina qëndronte prej 5 ditësh e parkuar në zonën ku u gjet e shkrumbuar. Pas grabitjes ajo u dogj nga një person i veshur me të zeza i pamaskuar që u largua nga vendngjarja me një biçikletë të bardhë. Po punohet për identifikimin e tij. Makina që dyshohet se u përdorur nga grabitësit për t’u larguar bashke me paratë u gjet në një prej tuneleve të Tapizës. Brenda saj u gjet armë dhe municion.

Article Logic
Execution time: 0.003026008605957