INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, dyshime se hetimi u dekonspirua, Policia: E pavërtetë, shpifje

Grabitja në Rinas, dyshime se hetimi u dekonspirua, Policia: E pavërtetë, shpifje

Publikuar më: 13:17 24-07-2016

Policia e Shtetit ka mohuar lajmet në media se hetimi për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, është dekonspiruar.
Në një reagim, Policia sqaron se nuk ka nisur asnjë hetim për dekonspirim të operacioneve të saj, ndërsa thekson se për këtë ngjarje janë angazhuar specialistët më të mirë.
“Policia e Shtetit ka angazhuar specialistët e saj më të mirë dhe në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon hetimin e pandërprerë për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të grabitjes së vlerave monetare në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Nisur nga disa shkrime në media, Policia e Shtetit konfirmon se nuk ka asnjë hetim për dekonspirim të operacioneve policore në kuadër të këtij hetimi, ashtu sic janë të pavërteta e thjesht shpifje, pretendimet për veprime të pasakta nga ana e policisë. Çdo veprim i policisë është pjesë e një plani hetimor të detajuar e të koordinuar me të gjitha strukturat përkatëse. Për shkak të natyrës së hetimit, policia nuk mund të japë më shumë detaje për publikun, por fton këdo që ka informacion në lidhje me autorët të bëhet bashkëpunues dhe të ndihmojë autoritetet”, thuhet në reagimin e Policisë së Shtetit.

Article Logic
Execution time: 0.0024881362915039