INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, Gjykata e Apelit lë në burg policin privat

Grabitja në Rinas, Gjykata e Apelit lë në burg policin privat

Publikuar më: 13:55 27-02-2017

Menjëherë pas supergrabitjes së 3.2 milion dollarëve të një banke të nivelit të dytë në Rinas, policia arrestoi pesë punonjësit e kompanisë private të sigurisë që po shoqëronin paratë me dy blinda, ndërsa sot ashtu si Gjykata e Shkallës së Parë edhe jo e Apelit vendosi të lërë në burg një tjetër polic privat.

Ai është Gentjan Dedja. Kjo gjykatë ka lënë më herët në burg edhe policin tjetër, Përparim Logu.

 

Pak ditë pas grabitjes, ishte Gjykata e Tiranës ajo që i la të pestë policët në burg: Gentian Dedja, Endri Daci, Përparim Logu, Xhemil Metaj, Dashamir Balla dhe Fatmir Gapi, ndërsa sot edhe Apeli merr të njejtin vendim, të paktën për dy prej tyre.

Kujtojmë se arrestimi i tyre u bë me akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, pasi sipas rregullores, ata duhej të reagonin në momentin e sulmit të grabitësve dhe të qëllonin drejt tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271