INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ Gjykata jep masën: Burg pa afat për 3 të arrestuarit...

Grabitja në Rinas/ Gjykata jep masën: Burg pa afat për 3 të arrestuarit...

Publikuar më: 13:33 24-04-2019

Jepet masa e sigurisë për 3 personat e arrestuar si të dyshuar për grabitjen në Rinas.

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën “arrest në burg” pa afat për Saimir Çelën, Renaldo Sulën dhe Oltian Veselin. Seanca për tre të dyshuarit u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor.

Ndërkohë vetëm një ditë më parë dhe Alkond Bengasi mori masën e sigurisë ''arrest me burg''.

Bengasi pranoi para trupës gjykuese se ka qenë ai që ka modifikuar fugonin me mbishkrimin ‘Hetimi Tatimor’. Ai gjithashtu pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë.

Ishte pikërisht dëshmia e këtij të fundit që e çoi policinë në gjurmën e personave të përfshirë për ngjarjen. Deri më tani janë 5 të arrestuar, por ndërsa hetimet vijojnë flitet edhe për të paktën katër persona, mes tyre edhe një femër të përfshirë në ngjarje.

Pasditen e 9 prillit, 10 milion lekë u grabitën në aeroportin e Rinasit, ku dhe mbeti i vdekur Admir Murataj.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936