Policia ka bërë të mundur arrestimin e 4 nga 6 autorët e grabitjes së 3.2 milion dollarëe në rrugën e Rinasit. Gjithashtu mësohet se policia ka gjetur edhe një pjesë të parave të grabitura.
Dy nga të arrestuarit kanë mbërritur pak minuta më parë në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Dy të arrestuarit mësohet se janë ish-pjesëtar të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tyre. Ata kanë marrë pjesë në operacionet e Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe dyshohet se janë gjithashtu autorë të grabitjeve të tjera që kanë ndodhur në vend.
Gjatë aksionit të organizuar sot nga Policia e Shtetit në Prezë dhe Vorë janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, duke e çuar numrin në katër. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 40 mijë paund në apartamentin në Vorë, që dyshohet se janë pjesë nga paratë e BKT-së. Një tjetër aksion është duke u zhvilluar aktualisht në Farkë të Tiranës ku dyshohet se fshihet një tjetër autor dhe të paktën dy persona të tjerë ndodhet në kërkim nga policia.
Nga informacionet paraprake mësohet se grabitja ka qenë e organizuar së bashku me punonjësit e policisë private dhe kanë pikërisht këta të fundit që kanë dhënë informacione për policinë pas ngjarjes. Ndërkohë dyshohet se ka patur rrjedhje të informacionit nga operacioni i policisë për shkak të shumë së vogël të parave të gjetura, në një kohë që janë grabitur 3.2 milionë dollarë. Mendohet se grabitësit kanë patur informacion për aksioni dhe kanë zhdukur paratë.