INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, LSI kërkon llogari në qeveri. Ja letra

Grabitja në Rinas, LSI kërkon llogari në qeveri. Ja letra

Publikuar më: 10:04 07-07-2016

U cënua siguria kombëtare, thanë në një zë Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Kjo ka vënë në lëvizje Kryetarin e Komisionit të Sigurisë Kombëtare Spartak Braho, i cili mësohet se i ka dërguar një letër Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ku i kërkon informacion për ngjarjen.

Spartak Brago shkruan:
“Anëtarët e komisionit në diskutimet e tyre analisuan dhe vlerësuan këtë ngjarje si precedent që ka cënuar rendi publik dhe sigurinë kombëtare, ngjarje e cila kërkon vëmëndjen maksimale në trajtimin e saj dhe marrjen e masave përkatëse nga ana juaj në një kohë sa më të shkurtër. Ndërkohë nga anëtarët e komisionit u kërkua nxjerrja e përgjegjësive nga institucionet përkatëse si Ministria e Punëve të Brendshme, autoritetiet e Aeroportit, shoqëria e sigurimit etj, si dhe u sugjerua një sërë masash disiplinore, administrative e penale ndaj përsonave përgjegjës për pasojat e rrjedhura nga kjo ngjarje”.
Komisioni i Sigurisë kërkon të di se çfarë ka ndodhur në harkun kohor prej 5 minutash, ku grabitësi janë futur në pistën e Aeroportit dhe kanë grabitur thuajse 1 milion Euro, siç thotë policia.
Spartak Braho shkruan:
“Në këtë kuadër, duke qënë se kjo ngjarje ka nevojë për trajtim dhe analizë të thelluar dhe një informacion më të plotë, u kërkua nga Komisioni që ai të informohet nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendhsme lidhur me gjithë problematikat e mësipërme, duke shmangur çështjet dhe detaje konkrete që janë objekt i hetimit nga organet e prokurorisë”.

Article Logic
Execution time: 0.002633810043335