Lidhur me grabitjen që ndodhi në Rinas, Prokurorët kanë nisur marrjen në pyetje të familjarëve të Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes së 9 prill.
E para që është thirrur nga grupi i hetuesve ka qenë Albana Alimemeti, bashkëshortja e viktimës, por mësohet se ajo nuk ka dhënë asgjë të re për hetimin.
Alimehmeti ka sqaruar oficerët se kishte kohë që nuk takohej me Admirin dhe nuk kishte asnjë informacion për shoqërinë e tij.
Ndërkohë në një prej furgonëve që u tentuan të digjen nga grabitësit policia ka mundur të gjejë gjurmë gishtash të cilat janë dërguar për ekspertim.