INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ “Opozita e re” i kërkon llogari, Lleshaj: Nuk u cënua siguria kombëtare

Grabitja në Rinas/ “Opozita e re” i kërkon llogari, Lleshaj: Nuk u cënua siguria kombëtare

Publikuar më: 09:39 18-04-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka marrë fjalën në seancën parlamentare ku po zhvillohet interpelanca që deputetët e opozitës kërkuan me të për ngjarjen e Rinasit.

Ai tha se ngjarja e 9 prillit është një ngjarje e rëndë, por nuk kemi të bëjmë me cënim të sigurisë kombëtare.Lleshaj u shpreh se TIA e njoftoi 30 minuta me vonesë ngjarjen.

“Një ngjarje shumë e rëndë në Rinas, pasi është një episod i përsëritur. Nuk është një ngjarje apokaliptike apo shkatërrim i sigurisë kombëtare. Ngjarja është e njohur dhe dëshmi e një serie dështimesh që janë përgjegjës në aeroport. Operatori privat ka njoftuar 5 min dhe 21 sekonda me vonesë, policinë e cila e kishte marrë informacionin në rrugë të treta, TIA ka njoftuat ngjarjen 30 minuta pasi ka ndodhur.

Policia ka pasur vërejtje lidhur me koncensionarin. Zona e aeroportit me ligj është përgjegjësi e koncensionarit”, tha ai.

Lleshaj nënvizoi se tashmë siguria në aeroport është e garantuar, në brendësi të tij janë prezente  forcat policore  dhe forcat e armatosura.

Ai siguroi se janë arritur prova që do të cojnë në hetimin e suksesshëm të grabitjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033788681030273