INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, opozita e re thërret në interpelancë ministrin Lleshaj

Grabitja në Rinas, opozita e re thërret në interpelancë ministrin Lleshaj

Publikuar më: 16:30 15-04-2019

Opozita e re ka depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për rastin e grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit javën e kaluar.

Interpelanca do të bëhet nga deputetët Ralf Gjoni i zgjedhur nga listat e LSI-së dhe demokrati Myslim Murrizi.

“Në mbështetje të neneit 97 të Rregullores së Kuvendit kërkojmë interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Grupi i deputetëve kërkon sqarime për grabitjen e një shume të konsiderueshme valute të huaj në territorin e brendshëm të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” më datë 9 prill 2019 dhe kërkon shpjegime të detajuara mbi planin e masave të marra nga institucionet ligjzbatuese për mbrojtjen e sigurisë kombëtare si dhe mbi zbatimin e legjislacionit në fuqi për ruajtjen e rendit publik në ambjentet e këtij objekti strategjik të rëndësisë së veçantë në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Interpelanca do të parashtrohet nga deputeti Ralf Gjoni, ndërsa zhvillimi i saj do të bëhet nga deputeti Myslym Murrizi”, thuhet në letrën e deputetëve të opozitës së re drejtuar kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0043618679046631