INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas/ Policia e Shtetit shpall në kërkim 3 autorët, jep shpërblimin e majmë për çdo informacion

Grabitja në Rinas/ Policia e Shtetit shpall në kërkim 3 autorët, jep shpërblimin e majmë për çdo informacion

Publikuar më: 15:17 03-07-2019

Policia e Shtetit jep 10 mijë euro shpërblim për çdo informacion që mund të jetëi vlefshëm për të çuar në kapjen e tre personave të cilët akuzohen si pjesë e grupit që realizoi grabitjen e Rinasit në muajin prill.

Gjithashtu policia bën me dije se janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale.

“Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 09.04.2019, ku si rezulat i punë së bërë nga Grupi i posacëm Hetimor, janë ndaluar 6 persona si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme vlerash monetare dhe sende që lidhin autorët me veprën penale.

Po në vijim të punës falë veprimeve hetimore të kryera Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar në mungesë masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të Policisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë kryer në bashkëpunim”, “Grup i strukturuar kriminal”, për tre shtetasit:

Klement Çala, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Eldi Çala, 34 vjeç, banues në Elbasan

Talo Çela, 48 vjeç, banues në Elbasan.

Të tre këta shtetas janë shpallur në kërkim nga Policia dhe vijon puna për identifikimin e vendndodhjes dhe kapjen e tyre.

Policia e Shtetit për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në gjetjen dhe kapjen e këtyre personave, ka vënë në dispozicion shumën prej 10 mijë Euro.

Cilido qytetar që disponon informacion të vlefshëm, të telefonojë në numrat: 069 41 04 111 dhe 069 41 00 615, duke iu garantuar anonimat të plotë e të sigurt.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë ngjarje kriminale”– thuhet në njoftimin e policisë..

Article Logic
Execution time: 0.0034551620483398