Një milion e gjysmë euro janë grabitur sot në Romë, nga një furgon që transportonte para. Grabitja është kryer nga 4 persona të veshur me uniformë policie që udhëtonin me një automjet me targa gjermane.
Grabitja është kryer rreth orës 7 të mëngjesit pranë një supermaketi në një lagje në veri të Romës, ndërsa furgoni ishte ndaluar për të tërhequr paratë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 4 grabitësit kishin maskë në kokë, ishin veshur me uniforma policie dhe ishin të armatosur.
Njëri prej tyre mbante një granatë në dorë e kërcënonte se do i hidhte në erë në rast se tre policët privatë që ndodheshin në mjet nuk dorëzonin armët.
4 grabitësit kanë mundur ti ç'armatosin ata,e pasi kanë marrë thasët me para janë larguar me një furgon të vogël tip ’Doblo’ me targa gjermane.
Në të gjithë qytetin janë ngritur patrulla të shumta policie, por deri më tani grabitësit nuk janë kapur.