Dalin të dhëna të reja nga grabitja në aeroportin e Rinasit. Mësohet se 4 persona, me një furgon të bardhë me një mbishkrim ‘Hetimi Tatimor’ janë afruar në momentin kur shuma prej mbi 2 milionë eurosh po vendosej në një makinë të blinduar dhe kanë vepruar menjëherë, shkruan Newsbomb.
Mësohet se ka patur një shkëmbim zjarri e për pasojë ka mbetur i vdekur një nga grabitësit. Po kjo e dhënë nuk konfirmohet ende zyrtarisht nga policia. Paratë i përkisnin disa bankave të nivelit të dytë.
Pas ngjarjes autorët e veshur me rroba ushtarake janë larguar me shpejtësi brenda dy minutash drejt Fushë-Krujës, ndërsa pak më vonë është gjetur edhe një makinë e djegur në vendin e quajtur Shkalla e Tujenit.
Dyshohet se mjeti i djegur u përket autorëve por ende informacion zyrtar nuk ka. Kjo është grabitja e tretë e kësaj natyre në Rinas.