INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja spekakolare në Rinas, Prokuroria zbardh detaje nga arrestimi i 5 zyrtarëve të kompanisë së sigurisë

Grabitja spekakolare në Rinas, Prokuroria zbardh detaje nga arrestimi i 5 zyrtarëve të kompanisë së sigurisë

Publikuar më: 11:42 02-07-2016
Nga grabitja spektakolare e ndodhur në aeroportin e Rinasit  në mesditën e 30 qershorit ku u vodhën 1 milionë euro, Prokuroria e Krujës ka vënë në pranga pesë punonjës të kompanisë së sigurisë “ICTS Albania”. 
 
 
Personin nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.
Megjithse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjëndjes së sigurisë së aeroportit, marjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave si kurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.
Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuse për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.
 
Personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania)
Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të paisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjemtët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe moslejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme
Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brëndëshme dhe të aeroportit në tërsi, e për të informuar menjëherë për elementët që cënonin sigurin e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurin e aerportit.
 
Personin nën hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.
Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marë përsipër sipas kontratës,  të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.
Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me pergjegjësi personin e mësipërm.
Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.
 
Personi nën hetim Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë
Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.
Masa e ndalimit është ekzekutuar nga ana e forcave të Policisë mbrëmjen e së Premtes (1 korrik).
 
Article Logic
Execution time: 0.004019021987915