INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja SPEKTAKOLARE në Rinas/ Ja çfarë i ''nxori zbuluar'' autorët

Grabitja SPEKTAKOLARE në Rinas/ Ja çfarë i ''nxori zbuluar'' autorët

Publikuar më: 10:05 28-04-2019

Gjurma e gishtit që ka sjellë identifikimin e Alkond Bengasit është fiksuar nga ekspertët e policisë, pikërisht në pasqyrën e brendshme, e cila është e montuar në mekanizmin e pritësit të Diellit.

Është pajisja mekanike që ndodhet pikërisht e montuar në pjesën e sipërme të kabinës, dhe që ndryshe njihet si perde mekanike. Pikërisht në këtë perde është e instaluar dhe një pasqyrë e vogël, e cila qëndron në një pozicion të fshehur, por prania e saj vërehet vetëm pasi hapet me dorë në mënyrë mekanike, perdja e diellit.

Grabitësit janë tradhtuar pikërisht nga kjo gjurmë gishti, e parë me sy të lirë nga ekspertët e laboratorit të policisë Shkencore, të cilët pasi e kanë ç’montuar dhe kanë filluar të kryejnë krahasimin e gjurmës së gishtit me gjurmët e tjera që kanë të arkivuara në sistem. Automjetit me targë AA 248 KE, ndër të tjera ka rezultuar se në perden e diellit të anës së djathtë është konstatuar me sy të lirë një gjurmë daktilospkopike.

Gjurma ndodhet në sipërfaqen e pasqyrës së mekanizmit që shërben si perde dielli. Ajo nuk mund të caktohet se nga cili gisht është formuar dhe është e vlefshme për krahasim në rreth të kufizuar personash. Ndërkohë që kjo gjurmë papilare i është nënshtruar dhe një ekspertimi të dytë, dhe më konkretisht në datën 19 prill 2019 ekspertët kanë dalë në përfundimin se:”…gjurma papilare e pasqyruar në fotografinë me mbishkrimin e gërmës “A”, objekt ekspertimi e fiksuar në vendin e ngjarjes vjedhje me armë, datë 9 prill 2019 në Rinas është formuar nga gishti i mesit, i dorës së majtë të shtetasit Alkond Ferdinand Bengasi (Qevani).

Nisur nga këto kushte prokuroria ka urdhëruar arrestimin e Bengasit e bashkë me të edhe të Saimir Çela, e Roland Sula. Nga transkriptimi i përgjimeve ambientale mbajtur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përgjithësisht rezulton se personat nën hetim janë munduar që të tregohen të kujdesshëm në komunikimet e tyre. Por megjithatë, është një bisedë, të cilën prokuroria e evidenton përfshirjen e tyre në këtë super grabitje, shkruan gazeta sot.

Article Logic
Execution time: 0.0038330554962158