Dy persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një pikë transfertash parash në qytetin e Durrësit. Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe hajdutët kanë hyrë me skafandra motori në kokë nga dera e pasme e dyqanit të transfertave. Në dyqan ndodhej vetëm një person, të cilit njëri prej grabitësve i ka drejtuar pistoletën në kokë dhe tjetri ka mundur të marrë paratë. Pasi kanë vjedhur ata janë larguar me shpejtësi me një motor.