Një kaziono në kryeqytet ka rënë pre e grabitësve. Sipas njoftimit të policisë mësohet se ngjarja ëhstë shënuar rreth orës 04:32 të mëngjesit të sotëm, ku dy persona kanë grabitur një kazino në rrugën e “Elbasanit”. Uniformat blu thonë se grabitësit kanë qenë të armatosur, njëri me pistoletë, ndërsa tjetri me thikë.
Nën kërcënimin e armëve ata kanë grabitur rreth 200.000 lekë dhe më pas janë larguar.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policies:
“Më datë 28.12.2016, rreth orës 04:32, në rrugën e “Elbasanit”, tek një kasino, kanë hyrë dy persona, ku njëri dyshohet të ketë qënë me armë zjarri (pistolet) dhe tjetri me thikë, kanë marrë rreth 200.000 lekë.Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve”.