INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitje si skenar filmi, shqiptarët i grabisin 2 milionë euro biznesmenes franceze, por lekët ishin kurth [FOTO]

Grabitje si skenar filmi, shqiptarët i grabisin 2 milionë euro biznesmenes franceze, por lekët ishin kurth [FOTO]

Publikuar më: 11:19 17-07-2018

Një grabitje që i përngjanë skenarit të një filmi është regjistruar në Itali.

4 shtetas shqiptarë kanë realizuar një grabitje në hotelin luksoz në Milano.

Ata grabitën një çantë me 2 milionë euro nga një biznesmene 21-vjeçare franceze.

Por jo çdo gjë rezultoi siç e kishin planifikuar pasi parat që grabitën ishin të falsifikuar.

Kjo gjë ka futur në telashe dhe shtetasen franceze.

Sipas policisë italiane, biznesmenja do takohesh me disa sipërmarrës të huaj me të cilët do bënte tregti, por që sipas planit ka dashur ti fus në kurth pasi nga 2 milionë euro vetëm 65 mijë ishin para të vërteta.

Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24 vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç.

Shqiptarët u larguan me një Alfa Romeo 147.

Policia iu vu nga mbrapa dhe nisi ndjekjen me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, derisa shqiptarët u kapën. Mediat italiane shkruajnë se ata u informuan nga dikush që ishte në dijeni të valixhes me para, megjithatë ata nuk i informuan për faktin se këto para ishin të falsifikuara.

5b4cb7ffe6b04francesk-gjoni.jpg5b4cb7ef98793artur-vrapi.jpg5b4cb7e164fa5fation-gjini.jpg5b4cb7d1aa324kristjan-traja_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268