INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitja në Rinas, TIA: Policia ishte në pistë, ja roli ynë [FOTO]

Grabitja në Rinas, TIA: Policia ishte në pistë, ja roli ynë [FOTO]

Publikuar më: 09:17 04-07-2016

Këtë të hënë ka ardhur reagimi i parë publik nga Aeroporti i Tiranës mbi vjedhjen spektakolare të 1 milion eurove brenda pistës. Në një komunikim me mediat Drejtoresha e komunikimit  në TIA, Arlinda Çausholli deklaroi se në momentin që ka ndodhur grabitja punonjësit e policisë kanë qënë në pistë. Çausholli shkoi edhe më tej kur tha se po tentohet të hidhet faji mbi kompaninë e aeroportit, por sipas saj roli i TIA-s është tjetër.
Arlinda Çausholli:
“Kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për shërbimin e sigurisë aeroportuale, shërbim që nuk e zvogëlon detyrën dhe përgjegjësinë e policisë së shtetit.  ICTS nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë fizikisht, ICTS vepron e paarmatosur, e vetmja forcë e armatosur është policia e shtetit. Përsa i takon ruajtjes së rendit jashtë gardhit të aeroportit nga ku ka hyrë makina, kjo është përgjegjësi e policisë së shtetit. Sipas ligjit policia e shtetit duhet të sigurojë patrulla në të gjitha zonat. Në këtë incident të rëndë, në rast se qëllimi është fajësimi, pasojat do të jenë shumë më të rënda se grabitja. TIA ka njoftuar në kohë policinë. Eshtë njoftuar policia kur makina e krimit ishte ende në vendngjarje. Theksojmë se punonjësit e policisë kanë qenë prezentë në pistë vetëm pak metra nga ku ndodhi grabitja. Kete e vlerësojmë si saktësi të domosdoshme informacioni. Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët”.
Drejtoresha e komunikimit Çausholli ka marrë në mbrojtje dhe drejtorin e sigurisë së aeroportit Vangjel Nikolla, kur tha se kompania ICTS është përgjegjëse vetëm për sigurinë aeroportuale, shërbim i cili nuk zëvendëson shërbimin e policisë së shtetit.
Arlinda Çausholli:
“ICTS  operon e paarmatosur, e vetmja forcë e armatosur në aeroport është policia. TIA është tërësisht në dispozicion të autoriteteve që po hetojnë ngjarjen. Jemi të detyruar të flasim tani, sepse po cënohet një kompani që është në shërbim të pasagjerëve dhe shtetit shqiptar. TIA është pranë punonjësve të saj në këtë moment të vështirë, dhe sidomos pranë zotit Vangjel Nikolla”.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049