INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Grabitjet masive të bankave, ja masat që do të marrë Policia e Shtetit

Grabitjet masive të bankave, ja masat që do të marrë Policia e Shtetit

Publikuar më: 18:28 10-02-2017

Pas grabitjes së parave të një banke në rrugën e Rinasit, e disata në këtë segment, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka organizuar një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesit e bankave të nivelit të dytë, kreut të Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në këtë mbledhje, ministri  Tahiri ka njoftuar për hartimin e një plani masash për sigurinë e transportit të parave të bankave për në aeroportin “Nënë Tereza”. Tahiri njoftoi se Policia e Shtetit do të jetë tashmë prezente në transportimin e parave, deri sa policitë private të arrijnë standardet e kërkuara nga plani i ri.

“Ishte një tryezë e planfikuar për tu mbledhur, por që mori më shumë rëndësi pas ngjarjes së djeshme. Kemi dakordësuar disa masa që do e bëjnë shumë më të sigurtë, binzesin dhe aktivitetin financiar të bankave dhe veçanërisht transportin e parave. Policia ka nisuar një inspektim të të gjithave policive private si dhe kemi nisur inspektim për trajtimin e burimeve njerëzore. Unë jam në fazën që po shoh aktet nënligjore dhe së shpejti do të firmos një urdhër që do të adresojë më mirë masat për sigurinë e bankave. Do ngrihet një grup teknik së bashku me bankat që do të trajtojë të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull. Ne kemi bërë disa sugjerime dhe kritere dhe do kërkohet implementimi i tyre. Transporti i vlerava drejt Rinasit do bëhet me praninë e policisë. Të tilla gjëra duhet të parandalohen dhe të mos ndodhin më. Vjedhje të tilla janë zero në BE. Ne do të marrim masa që edhe në Shqipëri transporti i vlerave të jetë në stadardet e duhura. Ky fenomen ka përfituar nga mungesa e elementeve të sigurisë, kryesisht nga policitë private. Do të angazhojmë policinë e shtetit”, tha Tahiri.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko foli gjithashtu për planin e masave, ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe dha garanci se sistemi financiar dhe bankar në Shqipëri është i sigurtë dhe i certifikuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035951137542725