Graciano dhe Argjira kanë qenë pjesë e rubrikës “Dielli apo hëna” në “E diell”, ku në momentin e fundit të lojës, Gracianos iu kërkua diçka. Nevina i tha Gracianos se duhet t’i propozonte për martesë Argjirës mes emisionit. Balerini pranoi dhe tha se në fakt kjo pjesë nuk është e inskenuar sepse do të ndodhë me të vërtetë.
“Ti e di sa të dua. Ti je gjëja më e shtrenjtë që kam. Jam shumë falenderues sepse më ke ndryshuar jetën”, i tha Graciano Argjirës.
Në fund çifti u puthën dhe tani presim si do ta bëjë Graciano propozimin e vërtetë.