Prej shumë vitesh ai ka qenë pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos, sw fundmi balerini Graciano Tagani ka njoftuar se do të nisë një aventurë të re. Ai ka postuar një foto me logon e spektaklit “Dancing with the stars”, duke lënë të kuptohet që tashmë do të jetë pjesë e këtij spektakli.
U përfol se Graciano ishte larguar për shkak të një debati mes tij dhe koreografit Albi Nako, por në një intervistë për "Thumb", balerini tregon të vërtetën.
"U bëra plot 6 vjet në TV Klan, për mua është familje. Jam mirënjohës i njerëzve ku punoj e ku ushtroj. Nuk u largova nga Klani se nuk isha i kënaqur apo pata debat me Albin, thjesht në Klan patëm një periudhë pauze në të cilën baleti nuk ishte funksional në këtë sezon dhe u detyrova të largohesha. Kur “Dancing with the Stars” është progrm i suksesshëm ,ku balerini evidentohet fuqishëm, duke qenë që jam i mirë thashë të jem aty. Por dhe për lekët, mirë marr", është shprehur Graciano për "Thumb".