Graciano Tagani është një prej balerinëve më të njohur në Shqipëri, vitet e fundit po ashtu i angazhuar edhe në televizion, kryesisht në Top Channel, me disa formate interesante, ndërsa këtë vit ai pati një rikthim të rëndësishëm, pjesëmarrjen në "Dancing With the Stars". Për të folur në lidhje me këtë eksperiencë, ai ka qenë i ftuar sot në "Top Albania Radio", ku ndër të tjera ka folur edhe për partneren e tij skenike, Fifin dhe ndryshimin e saj si në kërcim, ashtu edhe fizik.
“Jam shumë krenar me Fifin"- tha Graciano- "(Ajo) ka pësuar një ndryshim të madh qoftë fizik apo profesional. Ishte zgjedhja e produksionit që të isha partner me Fifin por isha duke shpresuar shumë që Fifi të ishte partnerja ime kur dolën emrat e Vip-ave që do të ishin pjesë. Jam gjithashtu i lumtur për veten time pasi kisha 5 vjet që isha shkëputur nga kërcimi dhe nuk kam asnjë ndryshim me ata që kanë kërcyer gjatë gjithë kësaj kohe.”
Ndërkohë pjesë e intervistës, nëpërmjet telefonit, u bë edhe partnerja e tij, Argjira, e cila u "ankua" pas për Gracianon, pasi tha që ndihet e lënë pas dore, duke qenës se është shumë i zënë me provat, ndërsa nga ana tjetër, komentoi edhe jurinë e "DWTS", në një mënyrë disi surprizuese: “Ia fusin një çik kot me thënë të drejtën.”
Ndërkohë e pyetur për një tjetër reality show, ku Graciano ka qenë pjesë më parë, pikërisht "Big Brother", Argjira ishte e qartë: “Zot na ruaj! Nuk e besoj që do të ndodhë. Unë e kam shumë problem të flej natën vetëm.”