INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gramor Ruçi përjashton Lulzim Bashën nga seanca plenare [VIDEO]

Publikuar më: 10:18 05-10-2017

Lulzim Basha është i pari deputet që “dënohet” nga Gramoz Ruçi për shkelje të rregullores së kuvendit. Lideri i opozitës, së bashku me deputetët demokratë uzurpuan foltoren e Kuvendit pasi Parlamenti rrëzoi kërkesën për debat në parlament mbi çështjen e zgjedhjeve.
Gramor Ruçi:
“Zoti Basha nuk do të doja kurrë që masa e parë ti jepet liderit të opozitës, edhe një herë ju bëj apel që të uleni. Në zbatim të rregullores së kuvendit, si kryetar i kuvendit i jap masën e përjashtimit nga seanca plenarë të deputetit Lulzim Basha, mund të dilni dhe lini sallën e parlamentit. Ndërpresim seancën për 5 minuta që ti japim kohë Lulzim Bashës që të dalë nga salla”.
Më herë kryedemokrati lëshoi akuza të forta ndaj maxhorancës së majtë.
Lulzim Basha:
Ky parlament po degradon çdo ditë dhe më shumë. Sot ke në rendin e ditës çështjen më të rëndësishme,
Mblidh konferencën e kryetarëve tani. Ky parlament nuk është pronë e mazhorancës nuk është prone e jotja dhe funksionon në bazë të rregullores.
Problemi juaj është e ju këtu vini si maxhorancë fiktive, osë mblidh Konferencën e kryetarëve ose bëhu përgjegjës për bllokimin total të parlamentit. Nuk mund të shtyhet një javë debati për reformës zgjedhore. S’mund ta heqësh nga rendi i ditës këtë çështje së ke ardhur i papërgatitur.

Article Logic
Execution time: 0.00335693359375