Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njihet për staturën e tij të ftohtë dhe aspak emocional në daljet publike. Por këtë staturë, mesa duket e ka thyer për Ditën e Gruas.
Ai ka bërë një urim emocional për këtë ditë që vëmendjen e kthen tek gruaja. “Përulem para grave e vajzave shqiptare. Mirënjohje për gratë e vajzat në Diasporë. Fuqizimi i grave sjell zhvillim, mirëqenie, demokratizim. Barazia gjinore, kuitesenca e barazisë sociale. Arsim e punësim për fuqizimin e grave”, ka uruar ai.