INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramoz Ruçi nuk pranon të jetë kryetar i Kuvendit? Ja EMRI tjetër i përfolur

Gramoz Ruçi nuk pranon të jetë kryetar i Kuvendit? Ja EMRI tjetër i përfolur

Publikuar më: 10:46 27-07-2017

Ilir Meta bëri betimin e tij si President i Shqipërisë duke lënë postin e kreut të Kuvendit, një “çështje e mbyllur” për mediet të cilat referuar një deklarate të kryeministrit Edi Rama në “Top Story” dhanë lajmin se Gramoz Ruçi është kryetari i ri në legjislaturën e ardhshme.

“Për mua 100 për qind po! Tani shpresoj mos kem telefonatën pas emisionit që të më thotë, prit se nuk më ke pyetur mua”, tha Rama në emision dhe duket se ka pasur të drejtë pasi Ruçi nuk është fort dakort.

Burimet i thanë newsbomb.al se Ruçi, me plot 29 vjet karrierë parlamentare, kërkon të tërhiqet nga kjo ofertë me argumentin se u duhet hapur rruga të tjerëve.

Sipas asaj që përflitet në korridoret e selisë rozë, Ruçi është shprehur për kolegët më afër tij se tashmë i ka mbushur 66 vjeç dhe ndoshta duhet ta mbyllë karrierën e tij politike thjesht me një mandat 4 vjeçar që ia dhanë zgjedhësit e Fierit.

Ruçi ka drejtuar grupin parlamentar të PS dhe ka qenë sekretar i përgjithshëm i kësaj partie ndërsa solli një rezultat spektakolar në Fier, aty ku Rama e caktoi si koordinator për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ruçi e renditi veten të nëntin në listë dhe jo vetëm që nuk rrezikoi mandatin e tij por i solli PS-së edhe një deputet tjetër në këtë qark duke bërë që Rama ta veçonte mes të gjithëve në fjalimin e mbajtur pas zgjedhjeve.

Mbetet për t’u parë tanimë nëse Rama do arrijë t’ia mbushë mendjen Ruçit të pranojë postin e kreut të Kuvendit, për të cilin përflitet edhe Pandeli Majko si një nga deputetët më të vjetër me plot 28 vite në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.0032069683074951