INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gramoz Ruçi: Opozita dhe qeveria të lënë grindjet dhe të bëjnë 'detyrat e shtëpisë' sepse po na vëzhgojnë

Gramoz Ruçi: Opozita dhe qeveria të lënë grindjet dhe të bëjnë 'detyrat e shtëpisë' sepse po na vëzhgojnë

Publikuar më: 10:29 30-06-2018

Kreu i parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, në një konferencë për mediat ka deklaruar se Këshilli Europian ka dhënë një datë për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Sipas Ruçit këto negociatat hapen në qershorin e 2019.

Ky vit është një provim për qeverinë dhe opozitën shqiptare.

"Qëndrimin e Këshillit secili e interpreton si të dojë për partinë e tij dhe ambiciet që ka, por të gjithë kemi përgjegjësi kombëtare ta lexojmë e interpretojmë në interes të Shqipërisë. Lexuar në mënyrë të drejtë është një datë konkrete për hapjen e negociatave, arritja më e rëndësishme në rrugën tonë drejt Europës. Kur të çlirohemi nga dallditë tona ajo që mbetet është data e negociatave që shkëlqen në kalendarin e qershorit 2019”,- tha Ruçi.

Kryeparlamentari theksoi se politikanët shqiptarë duhet të lënë mënjan grindjet dhe të bëjnë detyrat e shtëpisë.

“Miqtë kërkojnë të mos grindemi, të dëgjojmë, të bëjmë mirë detyrat e shtëpisë. Deri në qershor 2019 jemi në testim të gjithë si qeveria dhe opozita. Nuk dua ta kritikoj opozitën e vendit tim, por ndër 27 qeveritë anëtare, 15 prej tyre drejtohen nga parti të djathta ose qendra e djathtë, e pra të djathtët europianë e bëjnë zemrën më të madhe se sa vetë ne shqiptarët. Suksesi i kujt është vendimi i Këshillit Europian? Kjo është arritje e të gjithëve, shqiptarëve, partive, grupeve parlamentare, deputetëve”,- theksoi Ruçi

Article Logic
Execution time: 0.0041038990020752