Një trup i pa jetë është gjetur ditën e sotme në Gramsh.
Nga verifikimet e policisë mësohet se bëhet fjalë për 42-vjeçarin Olsi Latifi.
Sipas policisë autori nuk ka shenja në trup dhe dyshohet për një vdekje natyrale.
Megjithatë policia po punon për sqarimin e plot të rrethanave.
Njoftimi i policisë
Më datë 23.06.2018; rreth orës 18:00, në lagjen “Parku” Gramsh, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi O. L., 42 vjeç banues në fshatin Grabovë e Poshtme Gramsh, i cili ka qenë në një lokal në lagjen “Parku”. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.