Mbrëmjen e djeshme është shpallur fituesi i edicionit “Grande Fratello Vip” në Itali.
Mes mijëra sysh të spektatorëve triumfuesi i edicionit ka qenë Daniele Bossari.
E veçanta e kësaj sfide ishte në mënyrën sesi u shpall fituesi një mënyrë shumë e veçantë që nuk na ndodh shpesh ta hasim.
Daniele e Luca ishin dy finalistët dhe pretendentët për çmimin e madh, ndërsa prezantuesja Ilary Blasi pasi është njohur me emrin fitues, ka vendosur që atë që do të puthte në buzë do të cilësohet si fituesi i kompeticionit.
Dhe kështu ndodhi, një skenë vërtet e rrallë që nuk na ndodh shpesh ta shikojmë.