INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Granit Xhaka: Ishte shumë emocionuese të luash kundër vëllait, Shqipëria ka shanse të mira [FOTO]

Granit Xhaka: Ishte shumë emocionuese të luash kundër vëllait, Shqipëria ka shanse të mira [FOTO]

Publikuar më: 17:07 11-06-2016

Pas përfundimit të ndeshjes, Granit Xhaka, ka përjetuar edhe ndjesinë e të mbajturit të fanellës së Shqipërisë me mbiemrin e tij, fanellë me të cilën luajti i vëllai, Taulanti. Një gjest i mrekullueshëm nga Graniti, që me fanellën Kuq e Zi të veshur, përshëndeti tifozët shqiptarë.

Mesfushori i Zvicrës, ka folur menjëherë pas ndeshjes për mediat shqiptare. Ai u shpreh se ishte e vështirë të luante ndaj Shqipërisë, si dhe e pranoi se Shqipëria është një skuadër që zhvillon lojë mjaftë të mirë. Graniti theksoi gjithashtu se kishte emocione të luante ndaj vëllait të tij.

“Kjo që kam është bluza e parë për këtë europian dhe është ajo e vëllait tij Taulantit. Kjo është bluza e dytë pas asaj që kam marrë prej Lorikut. Ka qenë shumë e vështirë të luash kundër vëllait, por u kemi treguar që kemi qenë të përqëndruar. Shqipëria ka shumë shanse të mira nëse luan si sot në pjesën e dytë. Sot kam menduar që po luajmë në Tiranë. Ky është futbolli.”

Article Logic
Execution time: 0.0021359920501709