Gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër në Euro 2016, më shumë se në shtëpitë tona, emocionet ishin në limite në familjen Xhaka, ku dy vëllezërit Taulanti me fanellën Kuq e Zi dhe Graniti me atë të Zvicrës u përballën kundër njëri-tjetrit, përballje për të cilën folën të gjitha mediat ndërkombëtare. Mirëpo fati i ka vendosur edhe një herë kundër njëri-tjetrit vëllezërit Xhaka, të cilët luajtën kundër njëri-tjetrin në sfidën Arsenal-Basel.
Edhe pse i angazhuar me ekipin e tij londinez, i vogli, Graniti ka gjetur pak kohë për ti bërë një dedikim publik të vëllait, duke na emocionuar në të njejtën kohë të gjithëve. Ata jetojnë në qytete të ndryshme, njëri në Londër e tjetri në Basel, dhe Graniti ka shumë mall për vëllain e madh. Këtë e ka shprehur me anë të një postimi prekës në Facebook, postim në të cilin ka treguar se Taulanti është futbollisti i tij i preferuar. Ja çfarë shkruan mesfushori i Arsenal.