Granit Xhaka e ka uruar Shqipërinë për fitoren historike ndaj Rumanisë
Mesfushori kosovar, i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës, granit Xhaka, përmes rrjetit social ‘Twitter’, ka uruar Shqipërinë në gjuhën angleze dhe shqipe për fitoren historike.
“Urime për Shqipërinë për trepikëshin e parë në Kampionatin Evropian”, shkroi Xhaka në Twitter.
Kujtojmë se Zvicra e shqiptarëve siguroi kualifikimin si e dyta në Grupin A.