Granit Xhaka dhe e dashura e tij do të jenë sot në Kosovë.
Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka së bashku me të dashurën e tij do të vizitojnë Kosovën ditën e sotme.
Xhaka pritet të jetë në aeroportin e Prishtinës në orën 17:00, ku edhe do të pritet nga një grup i tifozëve të Arsenalit, të cilët do të shkojnë në mënyrë të organizuar.
Kujtojmë se Xhaka ishte një nga futbollistët më të mirë të Zvicrës në Euro 2016, ndërsa në Arsenal u transferua gjatë kësaj vere për 50 milionë euro.