INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Graniti, dedikim prekës Taulantit vetëm pak orë para ndeshjes [FOTO]

Graniti, dedikim prekës Taulantit vetëm pak orë para ndeshjes [FOTO]

Publikuar më: 23:03 10-06-2016

Pak orë para ndeshjes së parë të Shqipërisë në Euro 2016, më shumë se në shtëpitë tona, emocionet duket se janë në limitë në familjen Xhaka. Talentët e së cilës, Taulanti me fanellën Kuq e Zi dhe Graniti me atë të Zvicrës do “dyluftojnë” nesër në mesin e fushës për të ndihmuar ekipet e tyre përfaqësuese.

Edhe pse i grumbulluar në hotel dhe në kushte të rrepta regjimi, më i vogli i vëllezërve, Graniti ka gjetur pak kohë për ti bërë një dedikim publik të vëllait duke na emocionuar në të njejtën kohë të gjithëve.

“Vëllai im, ti dhe unë kemi qenë gjithmonë bashkë, pavarësisht gjithçkaje. Nesër do të jetë hera e parë që ne përballemi me njëri-tjetrin në fushë si kundërshtarë dhe  shpresoj që të jetë hera e fundit.  Ne do t'i tregojmë botës që edhe pse jemi kundërshtarë për 90 minuta do të qëndrojmë bashkë ashtu si vetëm vëllai mund ta bëjë. Një ndeshje nuk mund të na ndajë ne as si shokë as si vëllezër. Të uroj shëndet dhe shumë fat për ndeshjen e nesërme, ti do të jesh gjithmonë modeli të cilin unë kam ndjekur.”

Dhe sigurisht që Taulanti e ka lexuar duke mos preferuar të reagojë publikisht, por ndoshta nesër në fushën e lojës, ku dyshja duket se do jenë në qendrën e vëmendjes që në momentin ku hymnet kombëtare do të këndohen.

Article Logic
Execution time: 0.0014710426330566