INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gratë dhe vajzat e ekranit flasin për kampionatin. Për kë bëjnë tifo…

Gratë dhe vajzat e ekranit flasin për kampionatin. Për kë bëjnë tifo…

Publikuar më: 13:13 15-06-2016

Edhe figurat femërore të ekraneve kanë publikuar nëpër rrjetet sociale opinionet  e tyre për Euro 2016, e në veçanti kanë folur për Shqipërinë.

Me kë janë tifoze veç Shqipërisë:

Ilva Tare
“Të shohim ndeshjen e sotme me Francën. Dhe më pas duhet të bëjmë ndonjë parashikim. Më duhet të them se jam vetëm me Shqipërinë dhe De Biassin. Po nëse nuk kualifikohemi? Po ku kam kohë të shohë unë ndeshje pas kësaj. Po megjithatë, me Gjermaninë.”

Rudina Xhunga
“Shqipëria. Vetëm Shqipëria, pa të nuk ka Evropian për mua.”

Mira Kazhani
“Në këtë kampionat jam vetëm me Shqipërinë dhe asnjë skuadër tjetër. Sot, mendoj se Shqipëri – Francë do të dalë barazim. Nëse skualifikohemi? Sigurisht që do të vazhdoj ta shoh Euro2016. Por do të bëj tifozllik për ndonjë ekip të lodhur nga inati nëse skualifikohemi. Madje, tani që po e mendoj, nëse ikën Shqipëria nga Euro2016, do të bëhem me Zvicrën, meqënëse aty luajnë 6 shqiptarë. Pra, më duhet të them se do bëj tifo për shqiptarët e Zvicrës.”

Anjeza Maja
“Shqipëria? Ka shumë shanse kualifikimi nëse barazon sot dhe fiton me Rumaninë. Them se do kualifikohemi. Unë shpresoj shumë për ndeshjen e sotme. Franca sot nuk do ta fitojë ndeshjen. Kanë shumë presion. Por, edhe nëse nuk do të mund të kualifikohemi, kënaqësi e madhe që morëm pjesë në Euro2016. Pas kësaj, zgjidhja ime e vetme, Gjermania.”

Albana Osmani
“Bëj tifo për Shqipërinë si kurrë më parë. Si të gjithë shqiptarët. Besoj se Shqipëria kualifikohet. Teknikisht kjo duket e pamundur pasi loja sot me Francën që është një nga skuadrat pretendente për të fituar Euro2016 është e vështirë. Kjo falë triumfeve të mëparshme dhe faktit që luajnë në shtëpinë e tyre. Besoj se ekipi jonë sot do të jetë i mobilizuar për të rezistuar fort e pse jo për të shënuar. Për më tepër se çdo gjë besoj Fati ose Zoti do të jetë me ne. Ose kështu lutem. Sido që të jetë rezultati, do të thoja se ne jemi më shumë se të fituar, pasi jemi në Europianin e ëndërruar dhe zemrën e kemi plot. Të priftë e mbara, Shqipëri!”

Article Logic
Execution time: 0.0037310123443604