INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gratë drejtoresha’, reagon Vasili: Krijimi i mentalitetit të zgjedhjeve seksuale është…

‘Gratë drejtoresha’, reagon Vasili: Krijimi i mentalitetit të zgjedhjeve seksuale është…

Publikuar më: 13:28 30-08-2019

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar ashpër për vendimin e kryeministrit Edi Rama për të emëruar gra në vend të drejtorëve që u shkarkuan në Shkodër. Sipas tij, zgjedhja sipas gjinisë që bën Rama është një armiqësi ndaj grave. “Krijimi i mentalitetit të zgjedhjeve seksuale, pra emërohesh se je grua dhe jo se je e aftë është dëmi dhe armiqesia më e ligë që Edi Rama ka krijuar ndaj grave”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Sipas Vasilit, Rama i përdorë gratë sa herë ka probleme. “Gratë e hallit politik të Edi Ramës! Edi Rama është në hall dhe në funksion të këtij halli thërret në ndihmë gratë. Si askush në Shqiperinë politike, Edi Rama është dhe do të mbetet shpërdoruesi më i neveritshëm i simbolikës së gruas dhe krijimit të një raporti anormal mes saj dhe shoqërisë”, shton Vasili.
Më parë mbi urdhrin e Ramës reagoi dhe ish-deputetja demokrate Albana Vokshi.
“Edi Rama, ky shfrytëzues i grave! Edi Rama nuk la trafikant e përdhunues femrash pa promovuar në Parlament, Qeveri e Bashki. Edi Rama hoqi, duke i shantazhuar e kërcënuar edhe me jetë, gratë nga listat e kandidatëve për deputetë dhe futi trafikantët në Parlament”, shkruan Vokshi.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602